Ja se kush do rikthehet të garojë në Formula 1!

liridona 0

Ekipi i Formual 1 ka njoftuar se duke nisur nga sezoni i ardhshëm Robert Kubica do të garojë përkrah debutantit George Russell për ekpin Williams.

Kubica debutoi në Formula 1 në vitin 2006 me ekipin BMW Sauber. Ai ishte piloti i parë polak i cili ka garuar në një garë të Formula 1.

Në vitin 2008 ai e mbylli sezonin në vendin e katërt në renditjen e pilotëve.

Piloti 33-vjeçar nuk ka garuar në Formula 1 për rreth 8 vite për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në krahun e djathtë pas një përplasje në garat e rally në vitin 2011.

Pas disa vitesh shërimi dhe rehabilitimi ai ja ka arritur që të bëhet sërish një pilot i Formula 1. Sipas Kubica-s kjo është një arritjet më të mëdha në jetën e tij.