Ja se si kanë evoluar makinat e presidentëve amerikanë nga 1901-2018

ardita 0

Presidentët e Shteteve të Bashkuara “përqafuan” teknologjinë e automobilave në fillim të shekullit të 20-të me blerjen e katër makinave nga presidenti William Howard Taft dhe me konvertimin e stendave të Shtëpisë së Bardhë në një garazh.

Presidentët më përpara hipnin në makina të pamodifikuara derisa administrata e Presidentit Franklin D. Roosevelt bleu “Sunshine Special”, makinën e parë shtetërore presidenciale që u ndërtua sipas standarteve të Shërbimit Sekret. Para se të ndodhte vrasja e John F. Kennedy, presidentët shpesh udhëtonin  me makinat shtetërore presidenciale të pamodikuara dhe  ishin të ekspozuar ndaj publikut.

Pas vrasjes së Presidentit Kennedy filloi një progres i përdorimit të makinave gjithnjë e më të blinduara dhe të mbyllura edhe makina aktuale shtetërore është e mbyllur hermetikisht.

Makinat shtetërore presidenciale që nuk përdoren më janë çmontuar dhe shkatërruar me ndihmën e Shërbimit Sekret për të parandaluar që sekretet e tyre të njihen nga palët e jashtme.

https://www.youtube.com/watch?v=cQ2HKnTusMM

This post is also available in: English