Ja se si do të funksionojnë ‘pasqyrat virtuale’ të Audi E-Tron (Video)

ardita 0

Audi kohët e fundit konfirmoi se modeli i ri E-Tron nuk do të ketë tek dyert pasqyrat tradicionale që jemi mesuar t’i shohim në çdo makinë. Shumica e makinave koncept në vend të pasqyrave anësore kanë kamera. Këto kamera më në fund do të vihen në zbatim në një makinë elektrike SUV të Audi-t dhe do të jete makina e parë me këtë karakteristikë, që shumë persona i referohen edhe si ‘pasqyra virtuale’.

Audi ka bërë të ditur se ato janë shumë më të vogla se pasqyrat e zakonshme dhe do të zvogëlojë gjerësinë e E-Tron me 15 centimetra. Forma e këtyre pasqyrave do të zvogëlojnë prerjen e ajrit duke eliminuar zhurmën që bën era.

Pamjet e kapura nga kamera shfaqen në ekranet me rezolucion OLED që janë vendosur midis kroskotit dhe derës. Videoja e mëposhtme e shpjegon shumë qartë sesi ato funksionojnë. Shoferi me një prekje të ekranit bën zmadhimin ose zvogëlimin e fokusit të kamerës.

Eshtë shumë futuristike, por praktika e tyre është e dyshimtë. Një tjetër video që është ngarkuar nga kanali spanjoll i Audi-t në Youtube shfaq ‘pasqyrat virtuale’ që po përdoren në rrugë. 

This post is also available in: English