Ja sesi do të quhet versioni i ri i Aston Martin Valkyrie

ardita 0

Aston Martin në panairin e makinave që u zhvillua në Gjenevë në muajin mars, lançoi konceptet Lagonda All-Terrein, Vanquish Vision dhe një version të ri Valkyrie.

Ky model gjatë prezantimit njihej si AM-RB 003, tani është bërë e ditur se kjo makinë do të quhet Valhalla. Sipas mitologjisë së lashtë Norse, Valhalla quhej parajsa e luftëtarëve. 

Dizajni i saj  bazohet në modelin DB2 të viti 1952, që nuk është aplikuar ndonjëherë tjetër. Drejtori i Aston Martin, Andy Palmer tha: “Me emrat që që i përdorim, dëshirojmë të tregojmë fuqinë dhe nivelin e luksit ndërsa ofrojmë emocionin e duhur për një makinë”.

Ky version pritet të lançohet në 2021 në 500 njësi dhe mendohet që do t’i ketë 1160 kuaj fuqi.