Ja sesi duket modeli i ‘zhveshur’ eGon nga Volkswagen

ardita 0

Shumë thonë se bukuria e vërtetë gjendet brenda. E pra, Volkswagen po na jep një shembull të bukur dhe unik. Ndërsa modeli e-Golf elektrik mund të duket si një makinë Golf i zakonshëm , komponentët nën fletën metalike tregojnë një histori shumë të ndryshme.

Ditën e premte Volkswagen ka vendosur që të ‘zhvesh’ modelin e tij më të popullarizuar. Kofanoja, kornizat anësore dhe interieri i zhveshur janë vetëm nga pjesët që Volkswageni ka vendosur t’i heqë nga Golfi. Dhe e bëri këtë jo në çfarëdo modeli por në atë elektrik, në mënyrë që të tregojnë teknologjinë që qëndron pas këtij automjeti.

Ky model eGon, do të ekspozohet në Hanover në panairin e shkencës dhe teknologjisë IdeenExpo, gjatë muajit qershor.

Vizitorët e këtij panairi gjithashtu do të kenë mundësi që të shohin të gjitha pjesët e këtij Golfi elektrik. Pjesët do të kenë kodet e tyre QR, kështu që me skenimin e tyre me anë të aplikacionit në smartfone këto kode do të zbulojnë për shkrimin e plotë të pjesëve.