Ja sesi e ngjit kodrën ky Range Rover Sport SVR vetëm me dy rrota! (Video)

liridona 0

Një Range Rover SVR ka përfunduar xhiron e saj në kodrën Goodwood vetëm me dy rrota.

Terry Grant është një shofer i cili tani mban rekordin botëror të Guinness për xhiron më të shpejtë të drejtuar vetëm me dy rrota.
Në vitin 2011, Grant përfundoi gjithë ngjitjen e Goodwood në vetëm 2 minuta dhe 55 sekonda. Katër vjet më vonë, ai u kthye në Goodwood për të përfunduar një tjetër xhiro, këtë herë ngiste një Nissan Juke NISMO RS. Ai përmbysi rekordin e tij me një kohë prej vetëm 2 minutash dhe 10 sekondash.

Këtë vit ai vendosi të sjellë me vete një Range Rover Sport SVR, Range Rover më i shpejtë i ndërtuar ndonjëherë. Me një V8 5.0-L, SVR prodhon 575 kuaj fuqi, 700 lb-ft çift rrotullues, dhe mund të shkojë nga 0-62 m/ore në vetëm 4.5 sekonda.
Këtë vit, Grant arriti të përfundojë kodrën e Goodwood në 2 minuta, 24.5 sekonda – ende shumë shpejt, por jo aq shpejt sa Juke.

Juke NISMO RS ka vetëm 4 cilindra , prodhon 215 kuaj fuqi dhe 210 lb-ft çift rrotullues.

Për më shumë ndiqni videon:

This post is also available in: English