Ja sesi Mercedes-Benz SLS AMG me 990 kuaj fuqi, del jashtë pistës gjatë një gare (Video)

ardita 0

Me modifikimet e duhura dhe me financimin e nevojshëm, kushdo mund ta bëjë makinën të shpejtë dhe të fuqishme. Mercedes SLS AMG kur është fillimisht nga një pronar, prodhonte 563 kuaj fuqi, por për atë nuk ishte e mjaftueshme kjo fuqi.

Sipas përshkrimit të videos, pronari i këtij modeli të veçantë SLS AMG shtoi një sërë përmirësimesh në motorin V8, me 6.2 litra që përfshinte turbocharges, një gearbox të modifikuar dhe shumë me tepër. Videoja tregon se SLS prodhon 990 kuaj fuqi.

Brenda pak sekondash pasi SLS lë vijën e nisjes, ajo devijon dhe përfundon në barin e dendur. Duket sikur shoferi ka kthyer timonin dhe ka dalë jashtë pistës. Fatmirësisht SLS-ja duket e padëmtuar në video por nuk mund të themi të njëjtën gjë për egon e tij.

Shoferit iu dha edhe një tjetër mundësi për të garuar në pistë, por shihet qartë që ai ende ka vështirësi në mbajtjen nën kontroll të mjetit. Gjatë përpjekjes së dytë shihet sesi ai nga korsia e tij rrëshqet për tek korsia tjetër.

Kjo video tregon fare qarte se fuqia e pasme e rrotave të makinës e tejkalon aftësinë e shoferit.

 

This post is also available in: English