Ja sesi ndërtohen makinat MINI (Video)

ardita 0

Kjo fabrikë në Oxford, Angli ka ndërtuar më shumë se 3 milionë makina MINI e cila mbledh të gjitha pjesët nga 27 shtete.

Panelet e çelikut shpërndahen çdo ditë, pjesët vijnë nga fabrika tjetër e Mini-it që ndodhet në Swindon, Angli. Përdor mbi 110 000 ton çelik në vit, panelet krijojnë trupin e makinës.

Rreth 1000 makineri saldojnë trupat e makinave të cilat më pas përgatiten për lyerje. Për të lyer një MINI nevojiten rreth 4 litra bojë. Pas lyerjes makina është gati për linjën e montimit.

Motorët ndërtohen në fabrikën ‘Hams Hall’, fabrika punon 24 orë në ditë dhe mund të prodhojë një motor çdo minutë. Në linjën e montimit në Oxford  punojnë rreth 500 persona.

Dhe në fund çdo makinë MINI i nënshtrohet fazes së testimit.