Ja sesi do të ndikojë ikja e Inxhinier Hammed nga Ford!

ardita 0

Jamal Hameedi ishte inxhinieri kryesor, që qëndronte pas modeleve më të mira Ford Performance. 

I njëjti inxhinier, kryesoi ekipet që punuan makinat si, Mustang Shelby GT350, Fiesta ST, Focus ST, Focus RS, F-150 Raportor dhe supermakinës së fundit GT. Nje perfaqesues i Ford Performance ka bere te ditur lajmin se Hammedi eshte larguar nga kompania e tyre per Jaguar Land Rover.

 Para krijimit të Ford Performance në vitin 2013, Hameedi ishte inxhinier kryesor për Divizionin e Veçantë të Automjeteve Ford (SVT) që filloi në vitin 2005 dhe ishte menaxheri i programit për Ford GT 2005-2006.

 Akoma nuk dihen arsyet e largimit të tij. Ford gjithashtu ka lajmëruar që do të ndalojë shitjen e shumë makinave të saj në Amerikën e Veriut, për t’i zëvendësuar me crossover, mendohet që kjo gjë mund të ketë patur ndikim edhe tek vendimi për largimin e inxhinierit Hammed. 

 Jaguar Land Rover nga ana tjetër nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për pozitën konkrete që do të ketë Hammedi.  

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”44″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]