Ja si do të duket brenda dhe jashtë 2020 Volkswagen Golf

liridona 0

Kemi parë foto të 2020  Volkswagen Golf këto muajt e fundit, por këto skicime zyrtare janë pamja më e mirë deri tani e gjeneratës së tetë të makinës së famshme të markës Volkswagen.

Në modën tipike të Golf, mund të themi se dizajni i jashtëm është evolucionar, me fenerët të cilët bashkohen me një vijë të hollë.

Golf Mk 8 vjen më dinamik se kurrë, me një ndryshim të madh edhe në brendësi të makinës, ku kabina është komplet ndryshe nga gjenerata e kaluar.

Nuk ka asgjë të përbashkët me makinën që do të zëvendësojë, dhe siç shihet edhe në foto, ka shumë më pak butona. Kjo sepse shumë nga kontrollet janë integruar në ekranin me prekje, i cili shkrihet me panelin e instrumentave dixhitale, si dhe me një tjetër panel me prekje në të majtë të kryskotit të drejtuesit.

Poshtë informacioneve, ndodhet një rresht me butona me prekje për kontrollin e klimës, ndërsa kanalet e hollë të ajrit janë zhvendosur të gjithë më poshtë kryskotit, duke qenë se setupi i ekranit është pozicionuar më lart.

Rritja e përmasave dhe përditësimi i platformës MQB kanë rritur hapësirën brenda makinës për pasagjerët dhe bagazhin.

2020 Volkswagen Golf i ri do të bëjë debutimin botëror më 24 Tetor, dhe do të dalë në shitje në Europë përpara fundit të vitit.

Golf do të vijë së pari në versionin wagon, ndërsa versioni me tre dyer së bashku me versionin Sportsvan është e sigurt që nuk do të vijnë më, si pasojë e kërkesës së ulët.