Ja si duket Opel Insignia Grand Sport GSi AWD!

liridona 0

Megjithëse “jashtë qarkullimit” për një copë kohë, shumë të apasionuar e mbajnë mend siglën GSi që në vitet ’80 dhe ’90 shoqëronte versionet sportive të modeleve Opel.Opel Insignia GSi (Grand Sport Injection) zëvendëson modelin paraardhës i cili mbante siglën OPC dhe ishte i pajisur me njësinë 2.800 kubikë, V6 turbo me 325 kuaj fuqi. Versioni i ri bazohet në njësinë 2.000 kubikë, me katër cilindra në linjë, me turbo dhe 260 kuaj fuqi, i pajisur me kambion automatike me tetë marsha dhe marsha tek timoni.

Paketën e plotëson tërheqja integrale 4×4 për siguri të plotë dhe dinamikë të optimizuar në guidë.Opel Insignia GSi vjen me një “veshje të re”që dallon nga versionet normale nëpërmjet parakolpit të veçantë me gojëzat e ajrit të zmadhuara dhe në ngjyrë argjendi, spoiler-it të vogël (bisht) në pjesën e pasme, disqeve 20” dhe shasisë së ulur 1cm, për të optimizuar sjelljen e bariqendrës së makinës. Impianti i frenimit Brembo është i përmirësuar me disqet e frenave 345mm dhe pincave të mëdha të frenave me katër pistonçina.

Amortizatorët elektronikë kanë misionin të ofrojnë gradimin ideal për përdorimin në rrugë dhe në pistë.Nga brenda pjesën e luanit e bëjnë sedljet sportive në stil “racing” me siglën GSI realizuar në metal e të vendosur në pjesën e sipërme. Timoni është më sportiv gjithashtu me pjesën e poshtme të “prerë” dhe pedalet gjithashtu janë të realizuara në alumin, sipas stilit të makinave të garave.

Teknikët gjermanë kanë bërë një punë të shkëlqyer edhe në optimizimin e peshave ku Opel Insignia GSI peshon 160 kg më pak se versionet normale.Dinamika e guidës është e garantuar nga një miks i mirë i telajos, amortizatorëve dhe timonit. Përveç gradimeve të zakonshme Standard, Tour e Sport, këtu gjejmë edhe gradimin Competition, i cili këshillohet vetëm në pistë, pasi çaktivizon sistemin ESP. Në pistë evidentohet më mirë edhe puna e mirë e Torque Vectoring, sistemi që optimizon rrotullimin e rrotave në kthesë.

Opel Insignia GSI ka një shpejtësi maksimale prej 250 km/h, sprint 0-100km/h për 7,3 sekonda dhe krahasuar me modelin paraardhës, ka rezultuar 12 sekonda më i shpejtë në xhiron rekord në pistën gjermane të Nurburgring (pavarësisht se fuqia është 65 kuaj më pak)