Ja si mund të quhet supermakina e parë hibride e Lamborghinit

ardita 0

Së shpejti Lamborghini do të prezantoje makinën e saj të parë hibride, të koduar me emrin LB48H. Megjithëse do të jetë një model i kufizuar prodhimi, i ofruar vetëm për disa konsumatorë të profilit të lartë, ai përfaqëson fillimin e një epoke të re për prodhuesit italianë.

Por si do ta emëroje Lamborghini? “Blog Supercar” pretendon se e ka mësuar përgjigjen: Unico. Nuk dihen se kush janë burimet e blogut por nëse marrim për bazë fjalën e tyre, emri është i përshtatshëm.

  

Megjithatë Unico (ose sido që do të quhet në fund) nuk pritet të prodhohet vetëm një e vetme. Thuhet se Lamborghini ka në plan të prodhojë 63 njësi dhe secila prej tyre do të kushtojë rreth 2.5 milionë dollarë.

Siç e kemi mësuar edhe më parë, ky Lamborghini hibrid do të ketë një motor  V12, 6.5 litërsh që prodhon 789 kuaj fuqi por tani do të jetë i lidhur edhe me një motor elektrik dhe do të ketë 49 ose më shumë kuaj fuqi.

Dimensionet e përgjithshme të Unico-s  do të jenë disi të ngjashme me ato të Aventador si dhe pritet që të marrë hua një sasi mjaft të mirë të dizajnit së konceptit Terzo Millenio. Lamborghini punësoi një shef të ri të dizajnit, në vitin 2016 Mitja Bokert dhe Terzo Millenio ishte projekti i tij i parë. Prandaj thuhet se prodhimi i kufizuar i Unico-s do të shfaqë të paktën disa nga tiparet e konceptit.

This post is also available in: English