Jaguar bashkëpunon me yllin e muzikës pop Dua Lipa

armir 0

Marka Jaguar ka konfirmuar se po bashëkpunon me yllin e muzikës pop Dua Lipa.

Këngëtarja e cila ka bërë hitet “Blow Your Mind” si dhe “One Kiss”, do të bashkëpunojë me markën e e makinave sportive Britanike në një event ekskluziv në Amsterdam të muajit Shtator. Shfaqja do të jetë e para nga seritë e ngjarjeve që do mbahen nga Jaguar në Europë.

Dua Lipa, e cila mban titullin si artistja femër më e spikatur në botë, do të performojë jo me një muzikant, por me një makinë.

Duke folur për bashkëpunimin e quajtur “Dua Lipa x Jaguar”, këngëtarja deklaroi:
-Më pëlqen ti tejkaloj limitet e mia me muzikën dhe performancën time dhe ky bashkëpunim do ti çojë gjërat në një nivel tjetër më emocionues. Është një projekt “hi-tech” duke kombinuar muzikën me teknologjinë e Jaguarit dhe e di që fansat e mi do e pëlqejnë atë ç’ka po krijojmë. Të gjitha detajet do të shfaqen në 3 Shtator në Amsterdam. Jam shumë e emocionuar  që makina ime e parë do të jetë I-Peace dhe e ardhmja e gjeneratës së re elektrike.”

This post is also available in: English