Jaguar hyn në gar me Mercedes në tregun e taksive në Gjermani

Mariglen 0

Makina eletrike e Jaguar ” I-Pace” ka hyrë në garë me Mercedes në tregun e taksive në Gjermani. Kompania britanike ka shitur 10 makina eletrike tek kompania më e madhe e taksive të qytetit të Mynihut. Mercedes-Benz është makina më e përdorur në tregun e taksive në Gjermani me 60% të taksive të prodhuara nga Mercedes. Shumica janë Mercedes E-Class të cilat kushtojnë sa gjysma e çmimit të një Jaguar-i I-Pace. Një makinë Mercedes eletrike nuk do të dale në treg deri vitin tjetër duke bërë që Jaguar të jetë e vetmja që ka një makinë të tillë gati.

Taksitë Jaguar janë pjesë e një plani të qytetit të Mynihut, i cili është shtëpia e BMW, për të reduktuar ndotjen. Këshilli i qytetit do të rimbursojë  një pjesë të çmimit të këtyre makinave me rreth 20 cent për kilometer. Mynihu është një qytet që ka ndotjen më të madhe në Gjermani. Jaguar I-Pace arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h në vetëm 4.8 sekonda dhe mund të përshkojë një distancë prej 300 miljesh. Bateria e saj mund të karikohet deri në 80% në 40 minuta.

This post is also available in: English