Jaguar ka nisur ta testojë makinën që mbushet me rrymë që do të rivalizojë me Porsche Taycan

liridona 0

Këto janë pamjet e para, që shfaqet nga afër ky Jaguar i ri

Modeli i tanishëm i Jaguar XJ nuk do të vazhdojë më prodhimin, pasi do të kthehet në një makinë që mbushet me rrymë, që ka në shënjestër rivalitetin me Porsche Taycan, Tesla Model S dhe Audi e-tron GT.

Gjatë javës së kaluar, është parë e njëjta makinë, por që testohej në trupin e modelit XF.

Pa kaluar shumë gjatë, është parë edhe versioni i ri, derisa po testohej në rrugë me borë dhe mot të ftohtë. Vetëm se shoferi e ka vërejtur që po fotografohet nga reporterët, andaj ka ikur me shpejtësi.

Kjo është arsyeja, që këtij Jaguari i shihen vetëm disa pjesë, ndërsa shtresa  kamuflazhit, pamundëson t’i shihen linjat që ka.

Grilli gjigant që ka në pjesën e përparme, është i ngjashme me atë të I-Pace, ndërsa dritat LED i ka më ndryshe se ky model. Linjat e pjesës së pasme të këtij Jaguar, janë shumë më të fshehura, përfshirë edhe forma e dritave.

Detajet teknike të pjesës së brendshme, ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa mësohet se ky Jaguar do të shfaqet në shtator në Paris Motor Show.