Jaguar mund të ketë problem në prodhimin e makinave I-Pace

Mariglen 0

Hyrja në tregun e makinave elektrike nuk është dhe aq e thjeshtë sa mendonjë disa. Jaguar në muajin gusht ka shitur vetëm 140 makina të modelit I-Pace. Nga muajt e parë të këtij viti e deri tani Jaguar ka shitur gjithsej 558 makina I-Pace. Nuk ka akoma një njoftim zyrtar nëse kjo ka ardhur për shkak të problemeve me prodhimin e këtyre makinave por Jaguar duhet ta rrisë prodhimin urgjentisht sepse vetëm në Hollandë janë porositur 3500 makina I-Pace përpara se të vendosen taksat e reja.

Jaguar ka njoftuar se do të shtyjë prodhimin e këtyre makinave në tregjet e tjera si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak se duhet të plotësojë kërkesat dhe porositë që ka kjo makinë në tregun europian.

This post is also available in: English