Jaguar po planifikon të prodhojë vetëm makina elektrike

Admin 0

Të gjithë kompanitë kryesore po kërkojnë që të kalojnë Tesla-n në fushën e makinave elektrike. Pas suksesit të kompanisë me modelin I-Pace kompania britanike po planifikon që brenda 10 viteve të prodhojë vetëm makina elektrike. Kompania po mendon që makinën e re XJ ta bëjë elektrike sëbashku me modelet XE dhe XF. Ian Callum kreu i dizenjuesve të Jaguar deklaroi se makina e re XJ do të jetë elektrike dhe nga ana dizajnit do të jetë fantastike.

Deri në fundin e vitit 2020 pritet që Jaguar të nxjerrë në treg 4 ose 5 modele elektrike. Megjithatë këto janë planifikime paraprake dhe nuk është çudi që planet të ndryshojnë sërish nëse shitjet nuk do të jenë në pritshmëritë e duhura.

This post is also available in: English