Jahti ekplorues Rock është gati për t’ju dorëzuar pronarit

ardita 0

Jahti prej 24 metrash i njohur me emrin Rock i cili u ndërtua nga kantieri turk Evadne Yachts është përfunduar së ndërtuari dhe është gati të marrë pjesë në Cannes dhe Monaco Yacht show. Jahti do t’i dorëzohet biznesmenit turk Ali Sayakci në datën 25 gusht.

Jahti u dizenjua nga studioja dizenjuese hollandeze Vripack. Dizenjuesi Robin De Vries ka zbuluar se materiali kryesor në krijimin e një pamje përrallore ishte mermeri. Jahti mund të akomodojë deri në 8 persona në 4 dhoma. Gjithashtu jahti mund të akomodojë edhe 4 persona pjesë të ekuipazhit. Shpejtësia maksimale e jahtit është 17 nyje ndërsa me shpejtësinë normale prej 9 nyjesh jahti mund të përshkojë një distance prej 3500 miljesh detare.

This post is also available in: English