Jahti Falcon ka pësuar një rimodelim tërësor(video)

Mariglen 0

Jahti prej 52 metrash i ndërtuar nga kompania Benetti  I njohur me emrin Falcon është rimodeluar tërësisht në kantierin turk Bilgin dhe është kthyer në një “party yacht”.

Kuverta kryesore është transformuar një një zonë argëtimi për familjen dhe miqtë. Kuverta është e ndarë në tre zona të mëdha të pajisura me tavolina dhe bar. Gjithashtu karriket të tjera mund të ngrihen ose ulen në varësi të eventit. Xhakuzi i vjetër është zëvendësuar nga një xhakuzi i ri me mure prej xhami. Në kuvertën e sipërme gjendet një bar  ndërkohë që ambjenti është dekoruar me panele, pasqyra dhe mure prej xhami. Ndërsa salloni kryesor nuk ka pësuar ndonjë ndryshim. Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 6 dhoma dhe secila dhoma është e dekoruar së fundmi. Gjithashtu jahtit i janë bërë përmirësime në të gjitha sistemet si ai hidraulik, mekanik, sistemi i zbulimit të zjarrit, drejtimit etj. Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 16 nyjesh.

This post is also available in: English