Jahti më i gjatë në botë. Ka atë që nuk e prisnit.

Admin 0

 

Në fillim të këtij viti, u bë e ditur që Kjell Inge Rokke do të ndërtonte jahtin më të gjatë në botë. Me gjatësi 181.6 metra , ky megajaht do ti marrë fronin zotëruesit aktual Azzam që është 1.6 metra më pak i gjatë.

Emri i mbretit të ri quhet REV(Research Expedition Vessel ose Anije Holumtimi dhe Ekspedite), dizenjuar nga mjeshtri i fushës Espen Oeino dhe do të prodhohet nga “Vard”. Në 2020 do të jetë gati për të mirëpritur 36 të ftuar dhe sipas zotëruesit të tij, perveç përdorimit kryesor si anije për hulumtime dhe ekspedita, do të jepet dhe me qera.

“REV do të jetë një platformë për mbledhjen e dijes”, – shprehet pronari i ardhshëm Kjell Inge Rokke. Ai fton të gjithë kërkuesit, grupet ambjentaliste dhe institucionet e tjera për të përdorur anijen dhe për të përfituar aftësi të reja në gjetjen e zgjidhjeve inovative, për të adresuar sfidat dhe mundësitë që kanë të bëjnë me detin. 

 

 

I vlerësuar me $2.9 bilion nga Forbes, Rokke është aktualisht njeriu i katërt më i pasur në Norvegji dhe i 693 në botë. Fillesat e tij i bëri si peshkatar në moshën 18-vjeçare dhe pa pasur studime universitare filloi të ndërtonte perandorinë e tij në sektorin e peshkimit, duke blerë anijen e parë në vitet ‘80. Në fillim të vitit 2018, ai deklaroi që do të dhuronte shumicën e pasurisë për bamirësi.

Jahti REV, do të operohet në bashkëpunim me WWF dhe kjo tregon që fokusi është tek plani i mbrojtjes së mjedisit. Ky jaht madhështor, do të jetë i aftë të lëshojë mini-nëndetëse, drone, të transportojë 60 shkencëtarë, të mbledhë informacione në thellësi 6000 metra dhe të mbledhë 5 ton mbetje plastike në ditë. 

 

 

Më pas Rokke shpjegoi pse kompania Vard ka fituar kontratën për të realizuar jahtin. Ai tha që para 30 vitesh, kjo kompani ndërtoi peshkarexhën e tij të pare të madhe dhe prej atëherë, ka ruajtur marrëdhënie të mira pune.

Përveç të tjerave, REV do të ketë pajisje për monitorimin dhe surveijim e hapësirave ujore, me laboratore moderne, me amfiteatër, me dy pista helikopteëesh, një garazh për drone dhe një mjet lundrimi ujor të automatizuar. 

 

 

“Iniciativa personale për ndërtimin e një anije të tillë nuk ka ndonjë perfitim ekonomik, por ngjall shumë interes nga pikëpamja e studimit të oqeaneve”, shpjegon Rokke. “Jam në pritje për të punuar me shkencëtarë dhe persona nga Norvegjia ose jo, që janë pozitivë, të ditur dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të problemeve.

Kur jahti nuk do të vazhdojë të përdoret për qellime shkencore, ai do te jepet me qera për përdorime të ndryshme tek njerez të pasur. Në raste të tilla, megajahti Norvegjez do të ketë kapacitet për 54 persona ekuipazhi dhe 36 të ftuar. 

 

 

“Anija do të ndërtohet me standartet më të larta që e bën të përshtatshme për dhënie me qera tek individët, kompanitë dhe institucionet të cilat do të gjenerojnë fonde kërkimore. Gjithashtu unë dhe familja ime, do ta përdorim për inspirim në krijime të reja.” -theksoi pronari i ardhshëm.

Dega Norvegjeze e ‘World Wide Fund’ (WWF), do të përfitojë nga e drejta për të përdorur jahtin në mënyrë të pavarur. Rokke planifikon të dhurojë shumicën e pasurisë për pastrimin e oqeaneve. 

 

Lini një Përgjigje