Jahti Go është gati

Mariglen 0

Kantieri turk Turquoise ka gati jahtin e tij më të madh. Jahti është 77 metra është “pagëzuar” me emrin Go. Ai u nxorr për herë të parë në det në muajin Mars, por iu nënshtrua një sërë provash më pas. Go është larguar nga kantieri për të bërë një udhëtim rreth Mesdheut, përpara se të bëjë debutimin në Monaco Yacht Show në Shtator.

Go është dizenjuar nga brenda dhe jashtë nga studio britanike H2 Yacht Design. Jahti mund të akomodojë deri në 18 persona të ndarë në 9 kabina. Ai gjithashtu mund të akomodojë dhe një ekuipazh deri në 20 persona.

Disa karakteristika të jahtit janë një kuvertë e veçantë për pronarin, një spa, dhe një pishinë prej 5 metrash.

This post is also available in: English