Jahti i ndërtuar për të lundruar në rajone polare gati për t’ju dorëzuar pronarit

Admin 0

Feadship ka përfunduar ndërtimin e jahtit të saj të parë të përshtatshëm për të lundruar në rajone polare dhe akullnajore. Jahti ekplorues i quajtur Promise do të dërgohet në Shtetet e Bashkuara për t’ju dorëzuar pronarit. Kantieri nuk ka publikuar shumë të dhëna për këtë jaht prej 51 metrash.

Pamja e jashtme e jahtit është dizenjuar nga studioja dizenjuese e kompanisë Studio De Voogt ndërsa ajo e brendshme është dizenjuar nga Bannenberg dhe Rowell Design. Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona si edhe ka një shpejtësi maksimale prej 14.5 nyjesh.

This post is also available in: English