Jahti Mimi la Sardine është gati për t’ju dorëzuar pronarit.

Admin 0

Kantieri italian Cantiere delle Marche deklaroi se jahti i pestë i serisë Nauta Air 110 i quajtur Mimi la Sardine ka përfunduar me sukses testimet në det të hapur dhe është gati për t’ju dorëzuar pronarit. Pamja e jashtme dhe e brendshme e këtij jahti eksplorues prej 33.5 metrash u dizenjua nga Mario Pedol dhe Massimo Gino i Nauta Yachts ndërsa dizajni i jahtit u bë nga Hydro Tec. Jahti me tre kate ka hapësira të mjaftueshme për të dale dhe për të bërë banjo dielli. Gjithashtu në jahtika një sallon të madh kryesor si edhe sallonin e sipërm aty ku është edhe vendi i ngrënies.

Mobliljet si divanët, kolltukët, tavolinat, dollapët apo edhe abazhurët janë blerë tek disa nga kompanitë më të mira italiane si B&B, Baxter apo edhe Flexform. Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 4 dhoma si edhe 6 anëtarë stafi në 3 dhoma. Shpejtësia maksimale e këtij jahti është 13.5 nyje ndërsa nëse ecë me një shpejtësi prej 9 nyjesh ky jaht mund të përshkojë një distancë prej 5500 miljesh detare pa ndaluar për tu furnizuar me karburant.

This post is also available in: English