Jahti i pestë në serinë Navetta 33 gati për t’ju dorëzuar pronarit

ardita 0

Kompania italiane Custom Line ka përfunduar jahtin e pestë të linjës Navetta 33 dhe e ka dërguar atë në kantierin e Ferretti Group në Ankona. Jahti prej 33 metrash është bërë me porosi nga një blerës nga Amerika e Veriut i cili donte që të bënte një udhëtim rreth Mesdheut me familjen përpara se jahti të kthehej në Atlantik.

Jahti i parë i serisëNavetta 33 i quajtur Telli u ndërtua për pronarin e Ferretti Group dhe fitoi çmim si ‘Superjahti më i mirë në botë’ ai debutoi në verën e vitit 2017. Që atëherë kjo seri jahtesh është shumë e kërkuar.

Pamja e jashtme është dizenjuar nga Zuccon International Project ndërsa ajo e brendshme nga Departamenti i Inxhinierisë së Ferretti Group. Jahti mund të akomodojë 10 persona në suitat që ndodhen në kuvertën kryesore ndërsa në kuvertën e poshtme akomodon 4 persona.

This post is also available in: English