Jahti që punon me hidrogjen i prodhuar nga VSY

Mariglen 0

Kantieri italian Viareggio Superyacht sëbashku me kompaninë Siemens dhe Looyd’s Register janë duke bashkëpunuar në ndërtimin e një jahti prej 65 metrash i cili do të përdorë hidrogjenin si karburant. Pamja e jashtme e jahtit i cili quhet Waterecho do të dizenjohet nga Espen Oeino ndërsa ajo e brendshme nga Dante Benini. Si pjesë e këtij bashkëpunimi VSY do të merret me studimin e përdorimit të hidrogjenit si edhe me instalimin e këtij sistemi në jaht.

Jahti gjithashtu do të ketë edhe disa motorrë elektrikë të teknologjisë së fundit në mënyrë që të ulë konsumin e hidrogjenit. Gjithashtu material të tjetra ekologjike do të vendosen në jaht. Jahti do të akomodojë 12 persona në 6 dhoma si edhe mund të akomodojë deri në 16 pjesëtarë ekuipazhi në 9 dhomat pë ekuipazhin. Shpejtësia maksimale e jahtit Waterecho do të jetë 16 nyje ndërsa me shpejtësinë normale të udhëtimit prej 12 nyjash jahti mund të përshkojë një distance prej 5000 miljesh detare pa u ndalur në ndonjë port.

This post is also available in: English