Jahti Sherpa 73.6 metra, po bëhet gati për testimet e fundit në det

ardita 0

Jahti Sherpa prej 73.6 metra i kompanisë Feadship është zhvendosur nga kantieri detar Royal van Lent në Kaag tek kantieri në Rotterdam. Jahti që më pare njihej me emrin Project 815 është drejt përfundimit përpara provave të saj në detin e Veriut.

Ky jaht është ndërtuar në bashkëpunim me dizenjuesit britanik RWD dhe Cecil Wright & Partners të cilët kanë punuar dhe në jahtin prej 78.5 metrash Hampshire II. Emri i Sherpa lidhet me mundësitë e mëdha mbajtëse që ka ky jaht, në kuvertë duke mbajtur dhe një helikopter. Sherpa mund t ë akomodojë deri në 13 mysafirë si dhe 22 anëtarë të ekuipazhit.

Fuqia vjen nga disa motorrë MTU 16V4000 M53R që kapin një shpejtësi maksimale prej 15.7 nyjesh dhe me një shpejtësi prej 13 nyjesh mund të udhëtojë deri në 5200 milje detare. Feadship gjithashtu vendosi dhe një ashensor në jaht dhe ndërtoi një kullë vrojtimi duke e bërë Sherpa-n jahtin më të gjatë që Feadship ka ndërtuar.

Një tjetër projekt në zhvillim është dhe superjahti prej 110 metrash Project 1007 i cili është dizenjaur nga Michael Leach Design.

 

This post is also available in: English