Jahti superluksoz CC115 është gati për t’ju dorëzuar pronarit

ardita 0

Horizon Yachts  i ka dorëzuar pronarit jahtin e quajtur Horizon CC115. Kantieri nga Taivani ka nxjerrë fotot e para të jahtit pas dorëzimit të tij tek pronari.

Jahti do të marrë pjesë në ‘International Boat Show’ në Fort Lauderdale në nëntor. Jahti CC115 u ndërtua në bashkëpunim me dizenjuesin e famshëm hollandez Cor D. Rover. Familja është ajo në të cilën është mbështetur dizenjuesi hollandez në dizenjimin e jahtit.

Kuverta e saj është e ndarë në dy pjesë dhe njëra nga pjesët është zona e teatrit të familjes. Gjithashtu jahti ka një pishinë të madhe dhe një ‘beach club’ në të cilin mund të hysh nëpërmjet një dere prej xhami që rrëshket.

Jahti mund të akomodojë deri në 10 persona. Brenda jahti ka një dekor modern me moblije me ngjyra gri dhe ngjyrë argjendi si dhe parket Listone Giordano. Ky jaht ka një shpejtësi maksimale prej 17 nyjesh ndërsa ajo normale është 12 nyje.

This post is also available in: English