A janë të vërteta këto thashetheme për Ford Mustang GT500 2020?

liridona 0

Këtë vit Ford ka zbuluar një linjë të mrekullueshme të ponis. Ka pasur Ford Bullit, Ford NASCAR Mustang, 2019 Ford Shelby GT Mustang.Mund të themi që ka qenë vërtet një vit i suksesshëm deri tani për të.

Megjithatë, surprizat nuk ndalen.Ka thashetheme se ka një Stallion të ri në horizont. Është spekuluar se prodhimi i Ford Mustang Shelby GT500 2020 është duke u zhvilluar. Por kjo nuk mund të jetë thjesht spekulime dhe thashetheme pasi disa informacione nga burime te sigurta e makinës, u zbuluan këtë muaj. Këto informacione tregojnë se GT500 Mustang do të ketë një motor V8 me 5,2 litra që do të prodhojë të paktën 720 kuaj fuqi në 650 çift rrotullues.

Një gjë që shumë bien dakord është specifikimet e fuqisë dhe të prodhimit. Nëse ky Stallion 700 kuaj-fuqi duhet të luftojë një rival, athere kundërshtari më i denjë do të jetë Dodge Challenger Hellcat.
Supozohet se pesha e GT500 Mustang është 4,225 kilogramë. Kjo e vendos atë përsëri në territorin e Dodge Challenger.

Ford akoma nuk ka konfirmuar ose mohuar nëse informacioni i mësipërmë është e vërtetë apo jo. Ata madje nuk mund të japin një përgjigje në lidhje me këtë gjë vetëm për t’i mbajtur tifozët dhe klientët e tyre entuziastë derisa të jenë gati ta zbulojnë atë.

This post is also available in: English