Jeep Gladiator në aksion, demonstron në shkretëtirë kapacitetin prej 1,000 kuaj fuqi

ardita 0

Kjo është dëshmia, se çfarë makinë mund të blihet për 200 mijë euro.

Hennessey Performance Engineering e ka prezantuar një Jeep Gladiator Maximus në fillim të muajit maj, ndërsa e ka futur në prodhim në fund të vitit. Vetëm 24 makina të tilla do të dalin nga prodhimi, ndërsa do të kenë çmim prej 200 mijë euro, që është një pagesë shumë e lartë. Por, se dihet tashmë, se çdo njësi e këtyre makinave, do të shitet me siguri.

Makina me 1,000 kuaj fuqi është nxjerrë në aksion duke demonstruar kapacitetin e saj në shkretëtirë.

Lehtësia me të cilën lëvizte nëpër dunat me rënë, bënte që Jeep Gladiator Maximus, që ka platformë të ngritur dhe rrota shumë më të mëdha, të dallonte shumë nga një Gladiator komercial.