Jeep jep lajmin e madh! Ky model do të mbërrijë edhe në Europë

Admin 0

Jeep ka deklaruar se fuoristrada e re  Jeep Gladiator do të jetë e pranishme edhe në tregjet europiane duke nisur nga viti i ardhshëm. Ky lajm është i ditur nga shefi i marketingut të Jeep për kontinentin europian Jeff Hines. Ai deklaroi se ky model do të jetë i gatshëm në tregjet europiane në gjysmën e parë të vitit 2020. Gjithashtu Hines deklaroi se modeli Gladiator nuk do të jetë modeli i vetëm që do të mbërrijë vitin tjetër në Europë sepse sëbashku me të do të vijnë edhe modelet e reja Wagoneer dhe Grand Wagoneer.

Jeep ende nuk ka dhënë ndonjë informacin rreth motorrit që do të përdorë Jeep Gladiator-i europian. Versioni amerikan do të ketë një motorr V6 3.6-litërsh i cili prodhon deri në 285 kuajfuqi. Versioni europian i Jeep Wrangler ka një motorr më të vogël se version amerikan dhe mendohet se Jeep do të bëjë të njëjtën gjë me modelin Gladiator. Në Shtetet e Bashkuara Jeep  Gladiator i ri do të dalë në shitje në fund të këtij viti ndërsa në Europë ai do të dalë në brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

This post is also available in: English