Jeep prezanton modelin më të ri të saj Gladiator në Los Anxhelos ‘Auto Show’

ardita 0

Jeep Gladiator u prezantua ne Los Anxhelos ‘Auto Show’ dhe do të jetë pick up-i i parë i linjës Jeep që prej 1992-ës, kur ishte MJ Comanche.

Modeli që do të lançohet gjatë 2019-ës Jeep Gladiator do të rivalizoje Toyota Tacoma, Cheverolet Colorado/GMC Canyon e Ford Ranger.

Të gjithë Gladiatorët standard do të vijnë me motorin 3.6 litërsh V6 që prodhon 285 kuajfuqi, ndërsa gjatë vitit 2020 do të lansohet edhe versioni me motor 3.0 litërsh Eco Diesel V6 me naftë.