Njihuni me 10 motorët më të shpejtë në botë të 2018

ardita 0

Eshtë gjithmonë kënaqësi për të diskutuar rreth motorëve më të shpejtë në botë.

Por aktualisht cili është motori më i shpejtë në botë sot? Me gjithë modelet e reja që po hyjnë shpesh në treg, nuk mund të themi me siguri se cili është më i shpejti, por kemi listuar më poshtë 10 motorët më të shpejtë të vitit 2018.

10. BMW K1200S

Ky është një model i lehtë për t’u përdorur është i pajisur me një motor me katër cilindra 1157CC. Shpejtësia maksimale e këtij motori është 280 km/orë.

9. Aprilia RSV 1000R Mille

Aprilia RSV 1000R Mille është pak më e shpejtë se motori më lart, ajo ka një shpejtësi maksimale prej 281 km/orë.

8. MV Agusta F4 1000R

Ky motor është një bishë e vërtetë, ka një motor që prodhon 174 kuaj fuqi dhe ka një shpejtësi maksimale prej 297 km/orë.

7. Kawasaki Ninja ZX-14R


Kawasaki Ninja ZX-14R përfundimisht është një nga motorët më të bukur të kësaj liste. Kjo Ninja mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km në vetëm 2.6 sekonda, ka një shpejtësi maksimale prej 299 km/orë.

6. BMW S1000 RR

Ky motor BMW S1000 RR ka një shpejtësi maksimale prej 305 km/orë.

5. Honda CBR 1100XX Blackbird

Edhe Honda CBR 1100XX Blackbird ka një shpejtësi maksimale prej 305 km/orë. Motori origjinal u prodhua në vitin 1996 por modeli i ri është shumë më i mirë.

4. Suzuki Hayabusa

Motori Suzuki Hayabusa ka një shpejtësi maksimale prej 312 km/orë.

3. Kawasaki Ninja H2R

Kawasaki Ninja H2R ka një shpejtësi maksimale prej 357 km/orë dhe prodhon 197.3 bhp.

2. MTT Turbine Superbike Y2K

Super motori MTT Turbine Y2K është një nga më të fuqishmit e mjeteve me 2 rrota në treg, me një shpejtësi maksimale prej 365 km/orë.

1. Dodge Tomahawk

Ky mjet para se gjithash duket i mahnitshëm dhe së dyti ka katër rrota. Motori V8 me 8.3 litra ka ardhur nga Dodge Viper SRT10. Tomahawk Dodge nuk ka rivalë në aspektin e shpejtësisë. Prodhon 500 kuaj fuqi dhe ka një shpejtësi maksimale prej 563 km/orë.