Johnson Yachts ka nisur ndërtimin e një jahti luksoz prej 24 metrash.

Mariglen 0

Kantieri tajvanez Kohnson Yachts ka filluar ndërtimin e jahtit të nëntë të serisë Johnson 80. Jahti prej 24 metrash do të ketë xhama të mëdhenj përgjatë kuvertës në mënyrë që të krijojë një pamje panoramike për pronarit i cili mund të ndodhet brenda.

Pamja e jashtme do të dizenjohet nga Bill Dixon i Dixon Yacht Design ndërsa ajo e brendshme nga Karen Lynn interior Design. Jahti mund të akomodojë deri në 8 persona dhe ka një dhomë VIP dhe dy dhoma të tjera normale. Jahti do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 25 nyjesh. 

This post is also available in: English