Ju keni ende mundësi për të blerë një Mclare Speedtail apo Senna GTR

liridona 0

Nëse nuk e dini proçesin e blerjes së një supermakina atëherë kjo është një përmbledhje e shkurtër. Blerja e një supermakine nuk është e njëjtë si të blesh një makinë të thjeshtë. Nuk mund të shkosh tek vendi ku shiten makinat të zgjehësh atë që të pëlqen, të paguash paratë tek shitësi dhe të marrësh makinën e të largohesh.

Për të blerë një supermakinë duhet të plotësosh disa dokumenta dhe pastaj nëse arrin të zgjidhesh mund të paguash paratë dhe të presësh derisa makina e re të dorëzohet tek ju.  Kjo bëhet për arsyen e vetme se kompanitë duan të ndalojnë “pazarin” që mund të bëhet ndërmjet klientëve që arritën të aprovoheshin dhe atyre që nuk e arritën diçka të tillë.

Tani që ju e dini sesi funksionon proçesi i shitjes së një supermakine do të habiteni se si dikush është duke i shitur të drejtat e aprovimit për të blerë 2 supermakina. Knight International është një kompani që shet makina me zyra në Azi dhe Europë e cila po shet të drejtat e aprovimit të saj për makina Mclaren Speedtail dhe Mclaren Senna GTR.

McLaren do të ndërtjë vetëm 75 modele Senna GTR dhe një prej tyre kushton 1.45 milion dollarë ndërsa kompania Knight International kërkon 1.65 milion dollarë që kjo makinë të bëhet e juaja. Kjo makinë ende nuk është ndërtuar por të gjitha makinat janë shitur. Makina tjetër është modeli Speedtail. McLaren do të ndërtojë 106 makina të tilla.

Knight International pretendon se gjithçka po bëhet në mënyrë të ligjshme megjithatë McLaren nuk është shumë e lumtur me këto shitje. Një McLaren Speedtail kushton 2.25 milion dollarë dhe mendohet se kompania Knight International do të kërkojë 2.5 milion dollarë për të shitur një makinë të tillë.