Kahn Design dhe CTC përsëri modifikojnë Defenderin

ardita 0

Kahn Design dhe nën-brendi i tij Chelsea Truck Company nuk ndalen pasi që kanë modifikuar edhe një tjetër Defender të Land Roverit.

Ky model i ri mban emrin “Land Rover Defender 90 Chelsea Wide Track” dhe vjen me eksterier me ngjyrë gri, çatinë me ngjyrë të zezë “Satin”, mbrojtësit anësor të zgjeruar dhe ato të përparmë me vrima për ajër, dritat e përparme “Shadow Chrome”, maskën e përparme “X Lander”, etj.

Defenderi i ri, po ashtu, vjen me set të ri të rrotave 20-inçësh “Mondial” me goma 275x55x20, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, ulëset me lëkurë (ulëset e përparme janë Sports GTB), orën “Churchill” dhe pedalet nga alumini.

Sa i përket çmimit, Defenderi i modifikuar nga Kahn Design dhe Chelsea Truck Company kushton 69,999 funte (rreth 77,600 euro), por mund të kushtojë edhe më shumë varësisht nga kërkesat e klientëve për modifikimin e interierit dhe eksterierit.