Kahn Design prezanton edhe një Defender të ri me “hundë” të gjatë

ardita 0

Kompania e njohur britanike Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company këtë javë kanë prezantuar edhe një Land Rover Defender të modifikuar, i cili tani është me “hundë” të gjatë.

Modeli i ri emrin e plotë e ka “Land Rover Defender 90 Flying Huntsman 105 Long Nose” dhe sikur modelet e kaluara, edhe ky pjesën e përparme e ka më të gjatë për 400 mm për dallim nga versioni standard.

Defenderi i ri me “hundë” të gjatë, po ashtu, vjen me eksterier me ngjyrë të zezë “Volcanic Rock”, mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme X-Lander, dritat “Shadow Chrome”, etj.

Gjithashtu, Defenderi i ri vjen edhe me set të ri të rrotave 20-inçësh “Mondial Retro” me ngjyrë të zezë e goma “Cooper Discovery A/T3 275x55x20, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të frenave, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, ulëset e përparme GTB, timonin tre-cepësh “Kahn”, orën “Churchill”, pedalet nga alumini, etj.

Sa i përket çmimit, Land Rover Defender 90 Flying Huntsman 105 Long Nose kushton 59,995 funte (rreth 70,000 euro) pa tatime.