Kamera 360° që ju lejon ta shihni makinën tuaj nga të gjitha anët

armir 0

Kamera Secure360 e krijuar nga kompania Waylens ju lejon dhe mundëson një pamje 360° nga jashtë dhe brenda makinës tuaj.
Kamera përdor një metodë të avancuar HDR duke bërë që videot të xhirohen me një cilësi mjaft të mirë HD.

Kamera lidhet me anë të një aplikacioni me smartphonin tuaj në mënyrë që të shihni çdo gjë në mënyrë reale ku keni mundësi zgjedhjeje sesi ti shihni videot. Gjithashtu përveç memories së vetë, mund ti shtoni një kartë memorie deri në 256GB.

Nuk mjafton me kaq, por kamera siguron Night Vision që në zonat e pa ndriçuara mirë natën, çdo gjë të filmohet në cilësi të mirë. Një opsion tjetër i kamerës është që detekton dhe filmon aktivitetin rreth makinës për ndonjëgjë të dyshimtë edhe kur është në Sleep Mode.

Për ta karikuar nuk duhet të shqetësoheni fare sepse kjo kamer ka një jetëgjatësi prej 360 orës apo 15 ditësh me një karikim të vetëm.
Çmimin fillestar e ka 300$.

This post is also available in: English