Kamionët vetë-lëvizës do të dalin më shpejt nëpër rrugë sesa makinat e tjera vetë-lëvizëse

ardita 0

Këto kohët e fundit i kemi parë shpesh nëpër lajme makinat vetë-lëvizëse që kanë bërë aksident si pasojë e drejtimit të mjetit nga kompjuterat dhe pak nga shoferët. Rrjedhimisht ngrihet pyetja; kush do paguajë kur një makinë vetë-lëvizëse shtyp dikë?

Kompanitë i kanë anashkaluar këto shqetësime dhe mesa duket ato kanë filluar të ndërtojnë kamionë vetë-levizes për mjediset e kontrolluara të porteve të transportit dhe për vendet e mëdha industriale.

Territoret e porteve janë më të përshtashme sepse janë të kontrolluara, të  sigurta dhe të supervizuara. Gjithashtu ambienti është i përcaktuar, më së shumti statik  dhe i mbyllur për publikun.

Kompania TuSimple nuk është vetëm unik në zgjedhjen e aplikacioneve të para. Zbatimi i makinës vetë-lëvizëse është gjithashtu i ndryshëm nga qasjet e tjera. Në vend që të mbështetet tek radarët me bazë lazer (LIDAR), teknologjia TuSimple bazohet kryesisht në kamera. Arsyet janë sepse kamerat janë më të lira gjithashtu edhe rezultatet janë më të kënaqshme. Kamerat shikojnë më larg dhe identifikojnë objektet.

Testimet nga Tusimple po vendosin peshën tek siguria e testimeve prandaj dhe përdorin dy veta në një kamion gjatë testimeve. Njëri është shofer profesionist dhe tjetri  është mekanik .

Për momentin TuSimple po teston kamionat Class 8 Peterbilt në Arizona dhe ka përshkruar 23.000km me autopilot.