Kamioni i ri Mercedez-Benz Actros vjen me një teknologji të zhvilluar dhe është shumë i sigurtë

armir 0

Mercedez Benz padyshim është lider në tregun e LCV dhe tregun e kamionave në botë dhe tani na ka zbuluar me gjeneratën e re të kamionave Actros. “Më të sigurtë, efiçentë dhe kamionat më të mirë ndonjëherë”, kështu është cilësuar nga marka dhe do dalë për publikun gjatë shfaqjes “IAA Commercial Vehicles” në Hannover, Gjermani nga data 20 Shtator deri në datën 27 Shtator.

Nga pamja vizuale nuk do vëreni ndonjë ndryshim të madh nga ana dizajnit, gjithsesi, edhe syri më i pa stërvitur do të shikonte që pasqyrat e mëdhaja i përkasin të shkuarës tani dhe tani janë zëvëndësuar nga kamera të vogla. Kompania e ka përshkruar si “një përmirsim i madh në termat e aerodinamikës, sigurisë dhe në sistemin e drejtimit”.

I ashtëquajturi sistemi Pasqyrë-Kamër jo vetëm që është i dobishëm gjatë kohës kur e nget kamionin por edhe kur gjatë pushimit, shoferi mund të kontrollojë zonën e rrethuar vetëm duke prekur një buton i cili ndodhet afër krevatit të tij. Kjo veçori punon edhe kur mjeti është i fikur.

Marka Mercedez Benz është e gatshme dhe krenare gjithashtu të bëjë të ditur që Actros i ri është më shumë se 5% efiçent në rrugët e qyteteve dhe më shumë se 3% ekonomik në autostrada.

This post is also available in: English