Kantieri Palumbo Superyachts nxjerr disa detaje të reja rreth jahtit Columbus S50

liridona 0

Palumbo Superyachts deklaroi se puna në jahtin prej 49.5 metrash të quajtur Columbus S50 është në vazhdim e sipër dhe se deri tani është ndërtuar vetëm 60% e jahtit.

Sipas kompanisë jahti është brenda afateve kohore të përfundimit në verën e vitit 2020. Madje është planifikuar që ky jaht të marrë pjesë në Monaco Yacht Show në vititn 2020.

Pjesa e jashtme dhe e brendshme e këtij jahti janë dizenjuar nga Luca Dini.

Jahti ka hapësirë të bollshme brenda si edhe një sallon të madh të dizenjuar që të hyjë sa më shumë të jetë e mundur drita e diellit. Jahti mund të akomodojë deri në 11 persona në 5 dhoma si edhe një staf deri në 11 persona.

Edhe pse nuk është konfirmuar nga Palumbo Superyachts mendohet se jahti do të ketë edhe spa.Shpejtësia maksimale e jahtit është 20 nyje ndërsa ajo normale e udhëtimit 15 nyje.