Kanye West krijon Lamborghini Urus më të shëmtuar në botë

ardita 0

Shpeshherë personat e famshëm i modifikojnë makinat e tyre në mënyrë që të dallojnë nga të tjerët. Tani Kanye West sapo ka modifikuar makinën e tij Lamborghini Urus, thonë që automjeti është mishërim i personalitetit të pronarit.

Dizajni i modelit Urus është shumë unik por duket paksa agresive. Nga ana tjetër, Urus i Kanye West duket krejtësisht i tmerrshëm. Artisti i rrepit, kohët e fundit mori makinën e tij të bërë me porosi, në Los Anxhelos. Makina Uurs ishte e lyer me një ngjyrë kremi, i projektuar nga specialistët ‘Just A Wrap’ që ndodhet në Kaliforni.

Trupi i makinës është ulur dhe gomat paksa të mëdhaja janë projektuar nga vetë Kanye West. Gjërat bëhen më keq kur futeni brenda kabinës, Kanye ka zgjedhur një tapiceri lëkure në ngjyrat blu dhe të zezë. Rezultati është që ky është modeli Urus Lamborghini më i shëmtuar që kemi parë deri më tani.

Deri më tani, dimë që Kanye nuk ka bërë ndonjë modifikim tek motorri i makinës. Urus standard ka një motor twin-turbo V8, 4.0 litërsh që prodhon 641 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin pë 3.6 sekonda, ndërsa shpejtësinë mesatare e ka nën 190 mph. Kjo makinë e fitoi titullin e SUV-it më të shpejtë në botë derisa u mund nga Bentley Bentayga Speed muajin e kaluar, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 190 mph duke mundur Urusin me 0.5 mph.

This post is also available in: English