Karabinerët italian pajisen me fuoristrada të reja

Admin 0

Kriminelët në Itali duhet të kenë më shumë kujdes sepse njësitë e karabinierëve do të pajisen me fuoristradat e reja të blinduara Jeep Grand Cherokees. Deri në fund të vitit 19 prej këtyre fuoristradave do ju jepen karabinierëve në Romë. Këto fuoristrada kanë një sistem komunikimi të avancuar dhe i lejojnë policët që duke qendruar në makinë të lidhen me të gjithë databazën e policisë italiane. Këto makina kanë motorr V6 Turbodiesel 3-litërsh i cili ka një fuqi deri në 190 kuajfuqi. Gjithashtu xhamat e këtyre fuoristradave janë të blinduara si edhe gomat i kanë shumë të forta. Karabinierët në shumë pak kohë mund të kenë edhe një tjetër fuoristradë të disponueshme.

 

Kreu i Ferrarit Sergio Marchioni para se të vdiste la të kuptohej se po mendonte që të përshtaste disa fuoristrada Ferrari Purosangue e cila ende nuk ka dalë në treg  në fuoristrada policie në mënyrë që të përdoren nga karabinierët.

 

This post is also available in: English