Kawasaki prezanton motorrin e ri

Admin 0

Kawasaki ka prezantuar modelin e ri të vitit 2019 Ninja H2 në Bonneville Speed Week. Kompania japoneze pretendon se motorri do të jetë shumë i shpejtë dhe se fuqia e tij arrin deri në 228 kuajfuqi. Kawasaki H2 ka huazuar disa pjesë si disa sisteme elektrike nga motorri Kawasaki Njinja H2 SX SE. Gjithashtu Njinja H2 do të ketë frena Brembo Stylema dhe bojë e cila në në temperature të caktuar mund të riparojë vetveten që do të thotë se mund të rregullojë të gërvishturat që mund të ketë motorri. Ora në motorr është përmirësuar dhe është e ngjashme me atë të një Kawasaki Njinja H2 SX SE por ka edhe teknologjinë TFT.

“Pamja e jashtme dhe fuqia e Njinja H2 është rritur në këtë përmirësim që kemi bërë”-tha Kenji Nagahara drejtori i Kawasaki për Europën.

“Ky motorr i fuqishëm është një mishërim i fuqisë së kompanisë tonë. Shtimi i fuqisë, vendosja e teknologjive të reja dhe përmirësimeve të tjera në versionin e 2019 tregon që jemi një kompani që mundohemi të tejkalojmë limitin tonë dhe të prezantojmë motorrat më të mirë në treg”-shtoi ai.

Ninja H2™

This post is also available in: English