Këshillat më të mira për vozitje ekonomike

liridona 0

Vozitja ekonomike ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe shpenzimin sa më të vogël në makinën tuaj, duke përfshirë karburantin, vajrat, pjesët e të tjera. Këto janë disa nga këshillat që duhet t’i ndiqni në mënyrë që të keni sa më pak shpenzime në makinën tuaj të dhëna GEM motors assist.

-Sigurohuni që makina juaj është e mirëmbajtur. Një motor që nuk është i mirëmbajtur mund të shpenzojë deri në 50% karburant se që është e nevojshme.

-Udhëtoni në kohë kur auto-kolonat janë më të shkurtra. Pritja në auto-kolona e gjata harxhon shumë karburant.

-Eliminoni udhëtimet shumë të shkurtra. Ecni apo shkoni me biçikletë nëse keni punë diku afër shtëpisë së juaj.

-Mos mbani peshë të panevojshme. Shikoni vetëm nëse keni ato që ju duhen.

-Shumica e veturave veprojnë më së miri në shpejtësitë 80-90 km/h. Çdo 5 km/h më tepër mbi këtë shpenzon më shumë karburant se që është e nevojshme.

-Jeni të sigurt çfarë rrugë do të përdorni para se të niseni. Vlerësohet që përmbi 350 mijë tonelata me karburant shpenzohet tek shoferët që humbin rrugën.

-Vozitni qetë. Gazi i papritur si dhe frenimi i çastit mund të shpenzojnë mbi 40% të karburantit, si dhe konsumojnë frenat dhe friksionin duke rritur gjasat e një vizite tek mekaniku.

-Konsideroni të blini një makinë më të vogël dhe efiçente.