Këto gjëra nuk i dini për Volkswagen Passat 2020 USA!

liridona 0

Prej kohësh dihet që prodhuesit e ndryshëm të makinave, shpesh janë të detyruarose zgjedhin të prodhojnë modele të ndryshme për kontinente të ndryshme dhe ne gati gati jemi mësuar me këtë gjë.Dihet që modeli i suksesshëm Ford Mustang nuk është shitur kurrë zyrtarisht në Europë, përveç gjeneratës së fundit, apo që Toyota Century nuk shitet në Europë, sepse shijet janë aq të ndryshme saqë lëkura për sedilje tek ne është simbol luksi ndërsa në Japoni këtë imazh e ka kadifja, që tek ne është një copë me të cilën bënim pantallona gjatë periudhës së varfërisë komuniste.Por kësaj rradhe na tërhoqi vëmendjen një “tradhëti” europiane nga një prodhues që nuk e prisnim, edhe pse kjemi mësuar që modeli Atlas nuk shitet në Europë. E kuptuat besoj se për kë po flasim? Prodhuesi gjerman Volkswagen, ka përhapur për mediat amerikane imazhet e modelit të ri të Passat-it që do të komerçializohet vitin që vjen. Megjithëse nga ana teknike ndan të njëjtën bazë, modeli në aparencë është totalisht i ndryshëm. Arsyeja përse ndihemi të tradhëtuar është se modeli për tregun Yankee është goxha më i bukur se modeli europian.Në fakt dihet që edhe ky i fundit së shpejti mund të kalojë nëpërmjet rinovimit që bëhet në gjysëm të ciklit të jetës, i ashtuquajtur restyling, por për momentin ajo që shohim është versioni amerikan.

Nuk kemi informacione të detajuara, por duket qartazi që modeli USA është ndryshe nga ai i kontinentit të vjetër. Modeli do të prezantohet së shpejti në Sallonin e Autos në Detroit. Sipas imazheve zyrtare të skicave (fotot e vërteta ende nuk janë publikuar) duket se modeli amerikan do të jetë më sportiv dhe do të ketë maskerinon e gjeneratës së re Volkswagen, siç e kemi parë tek Volkswagen Tuareg i ri apo edhe tek Arteon me parë, sedani-coupé që propozon diçka të veçantë në këtë segment.Karakteri sportiv theksohet edhe nga marmitat e përfshira në pjesën e parakolpit të pasëm, … stop! Nuk po vazhdojmë më sepse çfarë kemi parë deri tani janë vetëm skica dhe sado zyrtare qofshin, gjithmonë ndryshojnë nga modeli i vërtetë.

Nuk na ngelet atëherë veçse të presim prezantimin e modelit të ri sëshpejti dhe deri atëherë të mos dalim në konkluzione të gabuara, edhe pse dyshimi që na mbetet nuk është i vogël.