Këto janë 10 jahtet më të mëdhenj të ndërtuar këtë vit

Admin 0

Viti 2018 ka qenë një vit shumë i suskesshëm në biznesin e jahteve sidomos të atyre të mëdhenj. Këto janë 10 jahtet më të mëdhenj të ndërtuar këtë vit:

1) Crescent

  Superjahti prej 135,5 metrash i quajtur Crescent është një nga jahtet më të mëdhenj që ka ndërtuar Lurssen. Jahti ka një vend për parkmin e helikopterit si edhe një pishinë gjigande në formën e akuariumit. Ky jaht mund të akomodojë deri në 18 persona si edhe 24 pjesëtarë të stafit.

2) Ulysses  

 Jahti prej 116 metrash i quajtur Ulysses është jahti ekplories më i madh në botë. Ky superjaht u ndërtua nga Kleven për miliarderin nga Zelanda e Re Graeme Hart. Dizajni i jahtit është bërë nga kompnia Marin Teknikk në bashkëpunim me Kyle Dick nga Oscar Mike Naval Architects. Pamja e brendshme është dizenjuar nga studioja britanike RWD. Ky superjaht mund të akomodojë deri në 66 persona.

3) Project TIS

   Superjahti prej 111 metrash i quajtur Project TIS është nga jahtet më të mëdhenj luksoz të ndërtuar nga Lurssen. Pamja e jashtme dhe e brendshme është dizenjuar nga studioja britanike Andrew Winch Design. Jahti ka 11 dhoma për akomodimin e të ftuarve, 2 pista për uljen e helikopterëve si edhe një pishinë të madhe me një gjatësi prej 12 metrash.

4) Anna

    Superjahti prej 110 metrash i quajtur Anna është jahti i tretë më i madh luksoz i ndërtuar këtë vit. Jahti u ndërtua nga kantieri Feadship. Dizajni i anijes u bë De Voogt Naval Architects ndërsa pamja e brendshme u dizenjua nga Michael Leach Design në bashkëpunim me Brian McCarthy Inc. Jahti ka katër kate dhe ka një pishinë të madhe një një beach club të madh.

5)  Project Bravo

     Jahti luksoz prej 109 metrash i quajtur Project Bravo u ndëtua nga Oceanco këtë vit. Ky jaht është një nga jahtet më të mëdhenj të ndërtuar në Hollandë. Pamja e jashtme e jahtit është dizenjuar nga kompnia Nuvolari Lenard ndërsa ajo e brendshme nga Reymond Langton. Kompania Lateral Naval Architects ka instaluar teknoogjinë më të fundit në këtë jaht. Shpejtësia maksimale  e këtij jahti është 17.5 nyje.

6) DAR

   Jahti luksoz i quajtur DAR nisi ndërtimin në vitin e kaluar dhe përfundoi së ndërtuari këtë vit. Pamja e jashtme e këtij jahti të ndërtuar nga Oceanco u dizenjua nga studioja DeBasto Design dhe Azure maritime architecture. Jahti iu dorëzua pronarit në muajin korrik.

7) Illusion Plus

    Jahti prej 88.8 metrash i quajtur Illusion Plus u ndërtua nga Pride Mega Yachts. Ky superjaht peshon rreth 3500 ton dhe ka ka disa motorrë Rolls Royce të cilat bëjnë që ky jaht të ketë një shpejtësi maksimale prej 17 nyjesh ndërsa ajo normale është 14 nyje. Pamja e brendshme e jahtit u dizenjua nga Sinot Exclusive Yacht Design ndërsa ajo e jashtme nga Rainsford Saunders Design.

8) Lonian

   Superjahti prej 87 metrash i quajtur Lonian u ndërtua nga Feadship. Pmja e jashtme e jahtit u dizenjua nga Sinot Exclusive Yacht Design ndërsa ajo e brendshme nga Richard Hallberg. Jahti mund të akomodojë deri në 17 persona si edhe një staf prej 27 personash

9) O’PTASIA

  Jahti prej 84.73 metrash i quajtur O’ptasia u ndërtua nga kantieri Golden Yachts. Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 11 dhoma. Pamja e brendshme e këtij jahti u dizenjua nga Giorgio Vafladis. Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 18 nyjesh ndërsa me shpejtësinë prej 16 nyjesh jahti mund të përshkojë një distancë distance prej 2350 miljesh detare.

10) White Rabbit

Jahti prej 84 metrash i quajtur White Rabbit u ndërtua nga kantieri Echo Yachts. Ky superjaht është më i madhi i ndërtuar në Australi. Ky superjaht u dizenjua nga Sam Sorjovanni.

This post is also available in: English