Këto janë 10 jahtet më të mëdhenj të shitur këtë vit

Admin 0

Vitit 2018 ka qenë një vit shumë i suskesshëm në biznesin e jahteve sidomos të atyre të mëdhenj. Këto janë 10 jahtet më të mëdhenj të shitur këtë vit:

1) Jubilee

    Jahti prej 110 metrash u ndërtua nga Oceanco për emirin e Katarit. Mirëpo jahti u nxorr në shitje përpara se të përfundonte së ndërtuari dhe u ble për shumën e 275 milion eurove nga një miliarder amerikan. Jahti u dizenjua nga dizenjuesi rus Igor Lobanov dhe mund të akomodojë deri në 32 persona në 16 dhoma si edhe 45 pjesëtarë stafi. Gjithashtu jahti ka një pishinë të madhe në formë akuariumi, një vend për uljen e helikopterit si edhe një bar të madh.

2) Ona

   Jahti prej 110 metrash u ndërtua nga kantieri Lurssen në vitin 2008 dhe njihej me emrin Dilbar. Miliarderi rus Alisher Usmanov ishte ai që i vendosi jahtit emrin Ona në vitin 2016. Ky superjaht u shit në fillim të këtij viti për shumën e 250 milion eurove.

3) Indian Empress

    Jahti prej 95 metrash i quajtur Indian Empress u ndërtua nga Oceanco në Hollandë në vitin 2000. Ky është një nga jahtet më ikonë në botën e jahteve. Jahti u restaurua në vitin 2006 nga miliarderi indian Vijay Mallya. Pas disa kohësh jahti doli në ankand për shkak të problemeve financiare të pronarit. Pas disa tentativave jahti u shit  për shumën e 35 milion eurove.

4) Kibo

   Jahti prej 82 metrash u ndërtua nga Abeking & Rasmussen për miliarderin rus Alexander Mamut në maj të vitit 2014. Jahti i dizenjuar nga Terence Disdale u nxorr në shitje në fillim të këtij viti dhe u shit muajin e kaluar për shumën e 129 milion eurove.

5) Anastasia

   Jahti prej 75 metrash i quajtur Anastasia u ndërtua nga Oceanco në vitin 2008 për miliarderin rus Vladimir Potanin. Ajo u nxorr në shitje në vitin 2012 por për shkak të çmimit të lartë nuk u shit. Ky jaht u përdor edhe për tu dhënë me qera, qera e cila ishte 600,000 euro në javë. Megjithatë në këtë vit ky jaht u shit për shumën e 75 milion eurove.

6) Grace E

 Jahti prej 73 metrash i njohur si Grace E u ndërtua nga Picchiotti një division i Perinin Navi Group në vitin 2013. Që në prezantimin e parë tek Monaco Yacht Show të po atij viti ky jaht la përshtypje shumë të mira. Ky jaht u nxorr në shitje në vitin 2017 dhe u shit në muajin mars të këtij viti për shumën e 78,5 milion eurove.

7) Sybaris

  Jahti prej 70 metrash Sybaris është jahti i dytë më i madh i ndërtuar nga Perini Navi. Jahti u ndërtua në vitin 2016 për miliarderin amerikan Bill Dunker. Jahti doli në shitje në muajin prill të vitit 2017 dhe u shit në muajin tetor të këtij viti për shumën e 88 milion eurove.

8) Saint Nicolas

 Jahti prej 70 metrash Saint Nicolas u ndërtua nga Lurssen në vitin 2007 për miliarderin rus Vasily Anisimov. Jahti u restaurua në vitin 2017 dhe u nxorr në shitje në muajin tetor të po atij viti. Jahti Saint Nicolas u shit në shtator të këtij viti për shumën e 46.7 milion eurove.

9) Lady S

  Jahti prej 68.5 metrash u ndërtua nga Amels në vitin 2006 dhe për herë të parë u shit në vitin 2012. Jahti ka pësuar 2 restaurime në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Ky jaht doli sërish në shitje në fillim të këtij viti dhe u shit në muajin qershor për shumën e 59 milion eurove.

10) Vanish

  Jahti prej 66 metrash i quajtur Vanish u ndërtua nga Feadship në vitin 2016 dhe u prezantua në Monaco Yacht Show një vit më vonë. Jahti ka një dizajn të jashtëm shumë modern dhe interesant. Ky jaht doli në shitje në muajin tetor dhe u shit këtë muaj për shumën e 85 milion eurove.

This post is also available in: English