Këto janë 10 motorët më të mirë të makinave të prodhuara 20 vitet e fundit, nuk do ta besoni se cila është renditja

ardita 0

Edicioni ndërkombëtar për “Motorin e Vitit” feston 20-vjetorin e krijimit të tij, dhe për ta festuar, disa njerëz kanë krijuar një çmim special “Më e mira e të mirave”.

Që do të thotë se është një çmim që njeh të gjithë fituesit e përgjithshëm mbi historinë 20-vjeçare të këtij edicioni. Natyrisht, vetëm një mund të fitojë, dhe ju mund edhe të mos pajtoheni me disa prej tyre.

Për shembull, ka disa motorë BMW në këtë listë, por mungon motori madhështor 2,8-litra me 6 pistona në vijë të drejtë, si p.sh i një E36 328i Sport.  Dëshironi të gjeni se cilët janë motorët më të mirë të 20 viteve të fundit sipas edicionit?

Vazhdoni shihni më poshtë:

10. Fiat 875cc TwinAir/ BMW 4.4-litër Valvetronic/ Honda 1.0-litër IMA

Këto tre motorë ndajnë vendin e 10. Në foto është Honda Insight, gjenerata e parë e prodhuar, e cila ka një motorr 1.0 litërsh me 3 pistona.

9. Toyota 1.0 litër

Ky është një motor 1.0 litër i cili filloi të prodhohej në vitin 1999. Toyota këtë motor e vendosi në modelin Yaris.

8. Mazda Renesis Rotary

Lavdia e xhirimeve. Me një motor vetëm 1.3 litërsh prodhonte 200bhp e vendosur në modelin RX-8 të vitit 2003.

7. BMW 3.0 litër twin-turbo

Debutimi i BMW me motorin turbocharge në edicionin ndërkombëtar të “Motori i Vitit” në vitin 2007 i dha asaj çmimin e 1. Ky motor fitoi dhe çmimin e 1 në 2008 gjithashtu. Është motori i modelit 335i.

6. BMW 1.5 litër hibrid benzinë-elektrik

BMW i8 është një hibrid i mrekullueshëm. Në vitin 2015, motori i tij me tre cilindra do të kurorëzohej nga edicioni ndërkombëtar si “Motori i Vitit”.

5. Toyota 1.5 litër Hybrid SynergyDrive

Ky është motori 1.5 litërsh i modelit Prius. Një makinë mjaft e përdorur me një motor mjaft ekonomik.

4. Volkswagen 1.4 litër TSI twin-charger

Ky motor me 4 cilindra dhe turbo është i denjë për tu pasur. Modeli Polo GTI fuqizohet nga ky motor.

3. BMW M 3.2 litër

Ky është një nga motorët më të mirë që BMW ka prodhuar. Ky motor fuqizon modelin M3 E46.

2. Ford 1.0 litër EcoBoost

Kur ky motor me 3 cilindra u testua në 2013, u duk disi i çuditshëm, dhe mjaft argëtuese për të ngarë një Fiesta. Ky motor ishte i disponueshëm dhe tek modeli Focus dhe Mondeo.

1. Ferrari 3.9 litër twin-turbo V8

Më në fund arritëm tek motori më i mirë i 20 viteve të fundit, është kryevepra aktuale e Ferrarit. Motori 3.9 litër V8 me dy turbo. Modeli më i fundit që ky motor fuqizon është: 488 Pista.

 

 

 

 

 

 

This post is also available in: English