Këto janë 18 prodhimet më të mira që BMW ka bërë për modelet M3 dhe M4

ardita 0

1998:BMW M3 Evolution

Të gjithë e dini se sa i madh ishte gjenerata e parë e BMW M3. Në vitin ’88, BMW vendosi që ta bënte atë edhe më të mirë, i shtoi fuqinë prej 220bhp, i vendosi rrota të reja, xhama të pasme dhe anësore të cilat ishin më të hollë.

1990: BMW M3 Sport Evolution


Ky është “babai” i gjeneratës E30 M3, me një motor 4 cilindërsh, prodhon 238bhp. BMW e ktheu M3 ne nje makine qe mund te perdoret ne rruge. Në total u prodhuan vetëm 600 makina të tilla.

1995: BMW M3 GT


Makina standarte M3 është lançuar në versionet me 3.0 litra dhe pastaj 3.2 Evo, por pak para paraqitjes së Evo-s, u shfaq një version GT. Ai mori një krah të ri të pasëm, dyer alumini dhe disa truke motorike për të rritur fuqinë 3.0 litra me gjashte pistona ne 295bhp.

1993: BMW M3 GT-R

 Eshtë raportuar që BMW ka krijuar shumë të tilla për homologim por nuk janë dhënë informacione të mëtejshme. Mesa duket ata kishin 300bhp dhe tek foto është versioni për gara.

2000: BMW M3 Touring


Teknikisht kjo makinë është cilësuar si një nga versionet më speciale. Ajo u ndërtua si një prototip nga BMW por vetëm një u prodhua dhe nuk ekzistojnë njësi të tjera, prandaj njihet si e veçantë. 

2001: BMW M3 GTR


Makina që ndodhet në të majtë ishte rezultat i makinës në të djathtë. Dhe është shumë e rëndësishme sepse makina në të majtë është zyrtarisht M3 i parë me një motor V8. 

2003: BMW M3 CSL


E46 gjenerata M3 ishte natyrisht brezi i tretë që mbante distinktivin M3 dhe erdhi si standard me një motor 3.2 litra që prodhonte 343bhp dhe mund të shkonte nga 0-62mph në 5.2 sekonda. Por në vitin 2003, BMW vendosi të ringjallte ‘CSL-në’ për ta bërë atë më të bukur dhe më të dashur. E46 M3 CSL është një nga të mëdhenjtë dhe janë shitur gjithësej 1383 makina të tilla brenda disa muajve.

2005: BMW M3 CS


Makina CS ka marrë disa elementë nga CLS-ja e mësipërme, për sa i perket motorit nuk është se kishte ndonjë përmirësim, 338 bhp.

2010: BMW M3 GTS

Në vitin 2010, dhe pas kërkesave të shumta të konsumatorëve, BMW-ja mbështeti versionin më të vështirë GTS të ndërtuar me dorë. Ajo kishte një çati të përbërë nga fibrat e karbonit, gjithashtu asnjëherë nuk shfaq sedilje të pasme ose pajisje për të dëgjuar muzikë.  Në total janë prodhuar 135 makina të tilla.

2011: BMW M3 Pickup


Edhe kjo makinë teknikisht është cilësuar si një nga versionet speciale dhe vetëm një është prodhuar. Është ndërtuar për të zëvendësuar makinën me karroceri BMW E30, e cila kishte qenë në shërbim për më shumë se një çerek shekulli dhe kishte filluar të tregonte shenja mjaft serioze të moshës. Për këtë nevojitej një i ri. 

2011: BMW M3 CRT

 Ashtu si GTS, edhe kjo ishte një version special që peshonte shumë pak. Ishte pothuajse 70 kg më i lehtë se modeli standard M3 dhe gjithësej janë prodhuar vetëm 67 njësi.

2012: BMW DTM Champion Edition


Në vitin 2012, BMW pas një pushimi 19-vjecar iu rikthye përsëri modelit DTM dhe arriti të fitonte çmime të ndryshme. Si për të festuar arritjet ata paraqiten DTM Champion Edition e cila është e bazuar tek E92 Competition Pack M3.

2016: BMW M3 Competition


BMW M3 Competition është një makinë shumë moderne. 

2016: BMW M3 “30 Jahre”


“30 jahre” erdhi me një kuti nga modeli DCT dhe ka të njëjtën fuqi sa modeli CP, 444bhp. Gjithësej ishin planifikuar 500 njësi dhe vetëm 30 njësi ishin caktuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

2016: BMW M4 GTS


Kjo makinë GTS ka një turbo më të fuqishmePesha e M4 GTS është 1.510 kg, një rënie prej 62 kg nga standardi. Arrin nga 0-62mph për 3.8 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 190mph.

2016: BMW M4 Competition Sport


Makina BMW M4 Competition Sport prodhon 444bhp dhe arrin nga 0-62 mph për 4 sekonda, janë planifikuar të prodhohen vetëm 60 njësi.

2016: BMW M4 DTM Champion Edition


DTM Champion Edition është e njëjtë si GTS vetëm se ndryshon nga shiritat. Arrin nga 0-62 mph në 3.8 sekonda dhe gjithësej janë ndërtuar 200 të tilla.

2017: BMW M4 CS


BMW M4 CS dukshëm është më sportiv sesa standardi. Ka një motor 3.0 litërsh që prodhon 454bhp, 30 bhp më shumë mbi standartin. 

This post is also available in: English