Këto janë 22 supermakinat më të mira që mund t’i bleni me më pak se 50 000 dollarë

ardita 0

Numri i makinave që janë në shitje sot është shumë i lartë dhe kompanitë si BMW dhe Mercedes janë duke u perpjekur që të mbushin edhe boshllëqet më të vogla në treg dhe nuk e bëjnë më të lehtë detyren tuaj si konsumator.

Më poshtë keni të paraqitur një listë me 22 makinat që ju mund t’i blini me më pak se 50 000 dollarë:

22. Ferrari 328 GTS

Për vetëm 45 000 dollarë ju do të jeni në gjendje t’i blini vetes këtë makinë e cila ka një motor 3.2 L dhe prodhon 270 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin në 5.5 sekonda.

21. Ferrari F355

Nëqoftëse flisni me një pronar të F355, do të vini re qe ai do te flasë pafund për përsosmërinë dhe për detajet edhe më të vogla të Ferrarit te tij. Por kjo zakonisht ndodh përpara se ai të shohe sesa duhet të shpenzojë që ta mbajë atë. Kjo makinë është e fuqishme dhe e shpejtë, kushton rreth 43 000 dollarë. Megjithatë kjo nuk është një makinë që mund ta përdorësh çdo ditë, pasi motori do të kërkojë zëvendësim çdo tre vjet apo më shumë.

20. Ferrari 456 GT
 
Ky model 456 është projektuar për të shërbyer si një makinë që mund ta ngasësh çdo ditë por jo në aspektin e karburantit, por në besueshmerinë e motorit V12, njësive elektrike dhe mekanikës. Kjo do të thotë se me këtë makinë nuk duhet të keni frike sepse nuk dëmtohet duke e përdorur çdo ditë. Cmimi i saj është rreth 40 000 dollarë.

19. 2015 Alfa Romeo 4C 

Nëse doni të rivalizoni makinën Lotus Elise atëherë Alpha Romeo 4C do të ishte zgjidhja e duhur. Gjithçka rreth saj është e orientuar drejt ndërveprimit midis shoferit dhe makinës. Kjo makinë aktualisht kushton 40 000 dollarë dhe nuk do të mund ta shijoni nëpër udhëtimet e përditshme por vetëm nëpër pista.

18. 2012 Fisker Karma EcoSport

Në qoftë se ndonjëherë dëshironi të perjetoni atë çka ndjehet kur nget një makine koncept që ka dalë drejtpërdrejt nga një shfaqje motorike atëherë kjo mund të bëhet e juaja vetëm për 37 000 dollarë.

17. Aston Martin V8 Vantage 

Aston Martin Vantage është një makinë mjaft tërheqëse. Eshtë projektuar nga legjendari Henrik Fisker për të konkuruar me supermakinën Porsche Carrera. Modeli Vantage është i fuqishëm, elegant dhe shumë i shpejtë. Kushton 35 000 dollarë dhe ka një mirëmbajtje të përballueshme.

16. Dodge Viper

Dogne Viper është një makinë luksoze e cila nën kofano ka një motor të fuqishëm V10. Dhe mund të bëhet e juaja për vetëm 35 000 dollarë.

15. Jaguar F-Type

Kjo është një makinë që tërheq vëmendjen e kujtdo. Pjesa brenda ka një stil mjaft të veçantë. Megjithatë, për 32 000 dollarë ju do të merrni këtë makinë e cila do t’ju veçoje nga turma.

14. Maserati GranTurismo

Gjate prezantimit të saj në vitin 2007, Maserati GranTurismo dukej se ishte vetura që do të konkuronte me Porsche 911. Pamja e jashtme e saj përputhet me pjesën brenda e cila është luksoze. Ky model ofrohet për 30 500 dollarë, por kini kujdes pasi gomat e saj mund të kenë nevojë për zevëndësim çdo 12,000 milje apo më shumë.

13. 2010 Lotus Evora

Kjo makinë gëzon një post të veçantë si makina më komode dhe me më hapësirë. Konkurentët e Lotus Evora jane 911 dhe Cayman S, të dy janë më të shpejtë.  Megjithatë këto dy makina nuk e kanë ndjesinë romantike dhe ndjenjën magjepsëse që ofron makina Lotus. Kushton 30 000 dollarë dhe mund të përdoret çdo ditë.

12. Porsche 911

Ka shumë për të admiruar në lidhje me Porsche 911 por njëkohësisht ka dhe shumë arsye për ta patur një të tillë. Ka një pamje mahnitëse dhe kushton 30 000 dollarë.

11. Nissan GT-R

Nissan GT-R ka ndërtuar një legjendë dhe është vetura e vetme në këtë listë që mund të konkurojë në mënyrë të barabartë me Porsche 911 në aspektin e ndjekjes së kultit dhe adhurimit gjatë viteve. Kjo makinë kushton 29 000 dollarë.

10. 2008 Chevrolet Corvette Zo6

Gjithmonë i është dhënë motori më i fuqishëm në gamën e Corvette dhe gjithmonë është krahasuar me modelet e tjera, veçanërisht me Porsche 911.  Për vetëm 27 000 dollarë mund ta merrni këtë Corvette Zo6 2008.

9. 2013 Jaguar XK/XKR

Jaguar XK dhe variantja e saj XKR janë një ekspozitë sublime dhe e mrekullueshme. Kanë tipare shumë luksoze dhe kushtojnë 27 000 dollarë.

8. Ferrari 360

Prodhon 400 kuaj fuqi ka një motor 3.6L, shpejtësinë nga 0-100 km e arrin për 4.5 sekonda. Problemi i vetëm i saj është që harxhon shumë karburant. Kushton 26 000 dollarë.

7. Aston Martin DB9

Aston Martin DB9 është një makinë e mrekullueshme dhe shumë e fuqishme. Pavarësisht suksesit të DB7, kjo ishte makina që u vleresua me mbajtjen e markës në biznes. Kjo makinë kushton 25 500 dollarë.

6. De Tomaso Pantera

Gjithësej janë prodhuar 7260 njësi , por ato që janë ruajtur mirë mund të kushtojnë me një numër me gjashtë shifra.  Po të bëni një kërkim më të gjerë, ndoshta do të jeni në gjendje të gjeni modelet e hershme të viteve 70 për më pak se 25 000 dollarë, por duhet të jeni i kujdesshëm për rinovimin e tyre.

5. Acura NSX

I konsideruar nga njerëzit si një nga makinat më të mira të performancës ajo përputhet më së miri me pamjen e saj të mrekullueshme. Kjo makinë kushton 25 000 dollarë.

4. Ferrari 308

Ferrari 308 është një makinë, çmimi i të cilit është zvogëluar fatmirësisht për shkak të çmimeve të ulëta të paraardhësve të tij. Megjithatë mbetet mjaft i shtrenjtë. Ferrari 308 kushton 23 000 dollarë.

3. Ford Shelby GT 350

Peshon 662 kilogramë ka një motor super të fuqishëm 5.8 L V8 dhe arrin shpejtësinë nga 0-100 km në vetëm  3.5 sekonda. Legjendari Carroll Shelby korrigjoi të metat e paraardhësve të tij dhe erdhi me shumë  karakteristika të teknologjisë moderne.

2. Ferrari Mondial

Ferrari Mondial u projektua si një supermakinë familjare, me katër vende dhe kushton 10 800 dollarë.

1. Lotus Elise

Lotus Elise ka fituar një reputacion si makina me format më mahnitëse, kushton 10 000 dollarë por ka një kost të lartë të mirëmbajtjes.

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje